Kreu i opozitës Sali Berisha pas vizitës në spital të deputeteit të plagosur nga policia, deklaroi se, ‘Kliti Hoti u shënjestrua për t’u vrarë me urdhër politik të Edi Ramës, ky akt i shpall luftë të hapur opozitës’.
Berisha: Para kamerave, në sytë e të gjithë shqiptarëve, me urdhër politik të Edi Ramës, u qëllua për t’u vrarë, në tentativë për t’u vrarë, deputeti i Partisë Demokratike i qarkut Shkodër, doktor Kliti Hoti, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe në cilësinë e në funksionin e deputetit dhe të mjekut ka qëndruar me një përkushtim të madh pranë të gjithë protestuesve të agresuar barbarisht pa asnjë motiv, pa asnjë motiv nga narkobanditët e Edi Ramës për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës.
Deputeti Kliti Hoti siç e panë të gjithë shqiptarët nuk ishte po po vraponte pas një një një protestuesi që po e trajtonin shtazërisht narkobanditët dhe ata e qëllojnë në distancë, e marrin në shenjë zemre por Zoti, një fuqi e mbinatyrshme, instinkti i kthjellët bën një rrotullim të lehtë dhe arma shkrehet në shpatullën e tij.
Plumbi kap shpatullën e tij, shpatullën e djathtë. Një goditje nga afër shumë e rëndë me një plagë të thellë me djegie përreth se kushedi ç’plumba kanë këta, me djegie përreth sikur të ishte ndonjë plumb që quheshin dum-dum nga ata që kanë eksploziv kur shpërthejnë me shtypje të keqe, me shtypje të fortë të një pjese të mushkërisë.
Tani po vazhdojnë analizat e tjera por ky akt kriminal i Edi Ramës është dëshmia më e madhe se ai kërkon konflikt të hapur. Kur një deputet në detyrën e tij në funksion të deputetit dhe të mjekut qëllohet me snajper, deputeti i forcës kundërshtare, Edi Rama de fakto i shpall luftë popullit opozitar dhe asaj force politike. Dhe me këtë rast ju siguroj se Partia Demokratike do t’i përgjigjet atij në mënyrën më të merituar.
© SYRI.net