Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar bilancin e të lënduarve gjatë protestës së kësaj të diele.

Deri në orën 15:00, 12 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas të dhënave paraprake nga strukturat spitalore, në Spitalin e Traumës janë paraqitur gjashtë persona, mes tyre dy efektivë policie, një deputet, dy protestues dhe një kalimtar.

Të gjashtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të stabilizuar dhe po marrin trajtim në shërbimin e urgjencës.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur gjashtë protestues të lënduar. Katër prej tyre kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut, ndërsa dy të tjerë vijojnë të marrin trajtim mjekësor.

Top Channel