Berisha: 70 protestues të plagosur nga dhuna e regjimit, PD do të përballet dhëmb për dhëmb me Ramën!

16:09, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë me dije edhe numrin e protestuesve të plagosur, për shkak të dhunës së regjimit.

Në deklaratën pasi vizitoi deputetin e PD, Klsiti Hoti te ‘Trauma’, Berisha tha se PD do të përballet dhëmb për dhëmb me Ramën.

‘O sot, o kurrë, ta largojmë këtë regjim’, u shpreh Berisha në deklaratën për gazetarët

Tani po vazhdojnë analizat e tjera por ky akt kriminal i Edi Ramës është dëshmia më e madhe se ai kërkon konflikt të hapur. Kur një deputet në detyrën e tij në funksion të deputetit dhe të mjekut qëllohet me snajper, deputeti i forcës kundërshtare, Edi Rama de fakto i shpall luftë popullit opozitar dhe asaj force politike. Dhe me këtë rast ju siguroj se Partia Demokratike do t’i përgjigjet atij në mënyrën më të merituar.

Ky rast është një kushtrim, është një apel për çdo shqiptar. Duhet të ngrihemi dhe të largojmë me të gjitha mjetet këtë regjim kriminal. Nga dje gjer sot janë pa të palogosurit e sotit, as vetëm dje, janë mbi 70 të plagosur. 70 të plagosur ua them unë. Rreth 50 janë të trajtuar në dhe ishte komunikata e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbi 20 kanë trajtuar mjekët në qendrën që kanë ngritur afër Tajvanit të plagosur edhe me plagë serioze, fare serioze por që kanë preferuar për arsye të ndryshme të marrin ndihmën aty dhe jo të drejtohen në spital.

Nga këta ka vetëm një narkobandit me një hematomë në kokë që të gjithë të tjerat, asnjë polic, janë sajime si janë të gjithë të përdorur për të simuluar gjoja plagosje dhe lëndime pa pasur asgjë. Po, një polic është me një hematomë, duket se ai është goditur me gurë ose me ndonjë gjë tjetër, nuk e di, por është. Të tjerët i kemi ndjekur, nuk ka asnjë.

Janë të gjithë praktikë e vjetër e narkobanditëve se si të krijojnë përshtypjen, pra gjithsej janë 7 të sjellë këtu, silleshin këtu pa asnjë lloj problemi por silleshin vetëm për të krijuar përshtypjen tek mediat se ka dhe policë të plagosur. Një është. Njëri po, ka marrë një gur, nuk e di çfarë ka hematomë këtu. Është e vërtetë.

Pra, kjo dhunë që shkon në 70 me 1 dëshmon fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës dhe atij Demos i cili është dëshmuar një kriminel i vërtetë me qëndrimet që mban.

Natyrisht kjo është një situatë kritike por në mënyrë absolute Partia Demokratike do mobilizohet me të gjithë potencialin e saj për t’u ndeshur, për t’u përballë dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim kriminal. O sot o kurrë kundër tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco