Manuel Neuer do e mbyllë me futbollin e luajtur pas këtij sezoni.
Do të jetë 41 vjeç, kur të thotë lamtumirën e tij si një nga portierët legjendë.
“Besoj se nuk do të vazhdoj të luaj pas kësaj vere. Tani po përpiqem të shijoj kohën që më ka mbetur.
Edhe sezonin e kaluar isha 85% i bindur se do të tërhiqesha nga futbolli.
Por kemi një ekip fantastik dhe atmosfera nuk ka qenë kurrë më e mirë se tani, si në stafin e trajnerëve, ashtu edhe në të gjithë grupin që punon prapa skenave. Është thjesht një kënaqësi të jesh këtu.
Kemi një frymë fantastike në skuadër dhe kjo është gjithashtu arsyeja pse i kam qëndruar besnik klubit gjatë gjithë këtyre viteve. Më pëlqen vërtet të luaj përkrah lojtarëve të këtij ekipi”, është shprehur portieri.
Neuer është aktualisht i dëmtuar. Rikthimi në fushë pritet pikërisht në muajin janar.
© SYRI.net
Ndeshja e boksit/ Ja sa fituan Nelson Hysa dhe Agit Kabajel
Ronaldo 'Fenomeni' flet për largimin e tij nga Barcelona më 1997, zbulon arsyen
Xabi Alonso e do Ferminin te Chelsea, e ka një “formulë interesante” për ta siguruar nënshkrimin e tijBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: