Hysa bie në raundin e dytë/ Shuhet ëndrra për titullin botëror, boksieri shqiptar dëmtohet dhe përfundon në spital
Marc Marquez e mbyll me një vend të dytë garën e tij të fundit në karrierë me një motor Ducati të mbuluar me ngjyrë të kuqe dhe të artë për të festuar titullin e tij të 10 botëror.
Spanjolli që kishte bërë të ditur vendimin e tij për t’u tërhequr nga garat të premten, në castet e fundit të Çmimit të Madh të Valencias, bëri një tentativë të dëshpëruar për të parakaluar bashkëkombasin e tij, por në fund u detyrua të dorëzohej dhe të kënaqej me shkallën e dytë të podiumit, ndërkohë që Aprilia fitoi titullin botëror për Konstruktorë. Podiumin e plotësoi Pedro Acosta i renditur në vendin e tretë duke lënë pas Bezzecchin dhe Martin në vendin e katërt dhe të pestë.
Menjëherë pas tyre plotësuan dhjetëshen më të mirë të garës Ai Ogura, Alderguer, Bastianini, Di Giannantonio dhe Joan Mir.
Kështu, në tokën valenciane u mbyll edhe ky Botëror i MotoGP, i fundit për Marc Marquez që iu jep lamtumirën garave me titullin e 10 botëror. Piloti katalanas e mbylli këtë kampionat me 459 pikë të grumbulluar me 40 pikë më shumë se Bezzecchi dhe 43 më shumë se Jorge Martin. Tani 33 vjeçari do të lërë të lirë vendin e tij te Ducati me skuderinë italiane që do t’i duhet të gjejë zëvendësuesin me Aldeguer dhe Bulega që janë në pole position për të qenë përkrah Pedro Acostas në 2027.
Top Channel