E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Berisha nga Trauma: Kliti Hoti u qëllua në drejtim të zemrës
Lajme

Berisha nga Trauma: Kliti Hoti u qëllua në drejtim të zemrës

🇬🇧 Read in English

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar në Spitalin e Traumës deputetin Kliti Hoti, i cili u plagos gjatë protestës së 29 nëntorit në Tiranë.

Pas takimit me të, Berisha doli në një prononcim për mediat, ku ngriti akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Hoti është qëlluar me urdhër të kreut të qeverisë dhe objektivi ka qenë vrasja e deputetit të opozitës.

Berisha pretendoi se efektivi i policisë e kishte shënjestruar Hotin në zonën e zemrës, por deputeti është kthyer në momentin e goditjes dhe predha e ka kapur në shpatull.

Ai përshkroi gjithashtu plagën si të rëndë, duke deklaruar se deputeti kishte pësuar dëmtime edhe në zonën e mushkërisë dhe se po i nënshtrohej ekzaminimeve të tjera mjekësore.

Gjatë deklaratës, kreu i PD-së u ndal edhe te reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Demo, i cili kishte kërkuar pezullimin e efektivit të dyshuar për përdorim joproporcional të forcës ndaj Hotit dhe nisjen e një hetimi të plotë.

Berisha e vuri në dyshim këtë masë, duke pretenduar se edhe në raste të mëparshme pezullimet e efektivëve nuk janë shoqëruar me largimin e tyre real nga detyra.

Ai e cilësoi plagosjen e deputetit si një ngjarje me pasoja të rënda politike dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë kundër qeverisë.

“Kur një deputet në detyrën e tij dhe të mjekut qëllohet me snajper, Edi Rama i shpall luftë popullit opozitar”, deklaroi Berisha.

Kreu i opozitës pretendoi gjithashtu se numri i të plagosurve gjatë protestës ka kaluar 70, ndërsa më shumë se 20 persona, sipas tij, kanë marrë ndihmë mjekësore pranë zonës së Tajvanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.