Volejboll/ Tirana mposht Ferizajn në finale dhe fiton Kupën Pavarësia për femra

29 Nëntor 2026
16:23
Telesport
back button

Skuadra e Tiranës në volejboll për femra fitoi të dielën pasdite Kupën Pavarësia, një turne që u zhvillua për tri ditë me radhë në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan.

Në finale, skuadra bardheblu fitoi 3-2 ndaj Ferizaj (25-21, 22-25, 22-25, 25-22, 15-11). Një ndeshje me rivalitet në të pesta setet, ku të dyja ekipet dueluan fort për fitoren dhe trofeun.

Herë udhëhiqte Tirana e herë Ferizaj, që në cdo moment treguan më të mirën në parket. Në fund, vajzat e trajnerit Gorenxa bënë diferencën në fushë, duke fituar pas dy orësh lojë trofeun.

Gjysmëfinale-Femra

Pogradeci – Ferizaj, 0-3

Tirana – Drita, 3-1

Finale

Tirana – Ferizaj, 3-2

Lajme të tjera

Lajmet e fundit