Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës sot:
Në Spitalin Universitar të Traumës deri tani janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 6 pacientë, nga të cilët:
• 2 efektivë policie
• 1 deputet
• 2 protestues
• 1 kalimtar
Të gjithë jashtë rrezikut për jetën, gjendja stabël, po trajtohen në shërbimin e urgjencës.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 6 të lënduar, protestues.
4 prej të lënduarve kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut, dy vijojnë trajtimin mjekësor.