Plagosja e deputetit Kliti Hoti, reagon Klevis Balliu: U krye me urdhër të Ramës, nuk do ketë pushtet që ta shpëtojë nga përgjegjësia

29/11/2026 16:33

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar pas plagosjes së kolegut të tij, Kliti Hoti, gjatë protestës në Tiranë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si urdhërues të sulmit.

Në një reagim në llogarinë e tij në Facebook, Balliu e ka cilësuar ngjarjen si atentat të kryer me urdhër të drejtpërdrejtë të kreut të qeverisë, duke paralajmëruar se përgjegjësia për dhunën ndaj qytetarëve dhe deputetëve të opozitës do të kërkohet deri në fund.

Reagimi i plotë i Klevis Balliut:

Atentati ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është kryer me urdhër të drejtpërdrejtë të Edi Ramës!

Edi Rama është urdhërdhënësi dhe përgjegjësi politik për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe deputetëve të opozitës. Nuk do të ketë pushtet, polici apo bandë që do ta shpëtojë nga përgjegjësia për këto akte kriminale.

Për çdo qytetar të dhunuar, për çdo deputet të sulmuar, përgjegjësia do të kërkohet deri në fund. Askush nuk është mbi ligjin!

Top Channel