Deputeti i PL ka reaguar ashpër pas incidentit në protestë me deputetin Kliti Hoti. Tedi Blushi pas sulmit nga policia ndaj deputetit të opozitës Kliti Hoti, i cili sipas tij u qëllua me plumb gome nga afër dhe pas shpine.
Blushi e cilësoi ngjarjen si një akt terrori shtetëror dhe atentat ndaj demokracisë e pluralizmit politik, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për dhunën ndaj opozitës. Ai paralajmëroi se opozita do të përgjigjet me çdo mjet demokratik dhe ligjor.
Mesazhi:
ATENTAT PAS SHPINE NDAJ PLURALIZMIT POLITIK! Të qëllosh me plumb gome, nga afër dhe pas shpine, deputetin Kliti Hoti, është terror shtetëror dhe atentat kriminal ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik!
Junta policore është shndërruar në skuadër pushkatimi kundër opozitës.
Edi Rama është urdhëruesi dhe përgjegjësi për këtë dhunë dhe duhet të mbajë përgjegjësi personale! Ky atentat është i pafalshëm! Përgjigjja duhet të jetë e vendosur, e ashpër dhe me çdo mjet demokratik e ligjor.
Asnjë plumb pas shpine nuk do ta nënshtrojë opozitën! Asnjë akt terrori nuk do ta shpëtojë Edi Ramën nga përgjegjësia personale!
© SYRI.net
‘Edi Rama me uniformë’/ Bardhi indentifikon policin që qëlloi deputetin Hoti: Prokuroria ta arrestojë menjëherë
‘Tentativë vrasje shtetërore!’/ Boçi: Rama e ka në ADN vrasjen pas shpine, përgjegjësit në burg
Plagosja me armë e Kliti Hotit/ Tabaku: Sistemi i ka plumbat e armët, Shqipëria e gjitha në këmbë kundër Ramës