Bardhi: Ky është polici që qëlloi deputetin e PD-së në protestë, të arrestohet!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas plagosjes me plumb gome të deputetit demokrat të Shkodrës, Kliti Hoti, gjatë protestës.
Bardhi ka bërë publik emrin e efektivit të policisë që, sipas tij, qëlloi deputetin, duke e identifikuar si E.A ndërsa i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës arrestimin e menjëhershëm të efektivit.
Bardhi ka akuzuar gjithashtu kryeministrin Edi Rama për përgjegjësi politike dhe ligjore lidhur me ngjarjen, të cilën e cilëson si tentativë për vrasjen e një deputeti gjatë ushtrimit të detyrës.
Në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së ka publikuar edhe pamjet e momentit kur Kliti Hoti plagoset me plumb gome gjatë protestës.
Reagimi i Gazment Bardhit:
“Banditi E.A është Edi Rama me uniformë policie! Edi Rama mban përgjegjësi politike dhe duhet të mbajë përgjegjësi ligjore për urdhrin që çoi në tentativën për vrasjen e deputetit Kliti Hoti. Po kështu, ai do të duhet të përgjigjet për dhunën masive të ushtruar ndaj të rinjve dhe qytetarëve që protestojnë. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka detyrimin të veprojë urgjentisht dhe të arrestojë në flagrancë banditin me uniformë Ersild Alliu, që goditi deputetin Kliti Hoti, teksa ky i fundit ishte në ushtrim të detyrës. Tentativa për të vrarë një deputet në ushtrim të detyrës nuk mund të relativizohet apo të trajtohet si një episod i zakonshëm dhune. Ajo kërkon hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim ligjor shembullor të autorëve. Përgjegjësia nuk mund të shmanget, drejtësia nuk mund të vonohet dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin”, shkruan Bardhi.
Identifikohet i riu që vendosi flamurin shqiptar mbi automjetin e policisë në Tetovë, thirret në komisariat
Pezullohet efektivi që qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së gjatë protestës
Berisha viziton deputetin Hoti në spital: E morën në shenjë në zemër
- 16:47 Identifikohet i riu që vendosi flamurin shqiptar mbi automjetin e policisë në Tetovë, thirret në komisariat
- 16:18 Pezullohet efektivi që qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së gjatë protestës
- 15:58 Berisha viziton deputetin Hoti në spital: E morën në shenjë në zemër
- 15:30 Ministri Demo kërkon pezullimin e efektivit që qëlloi me plumb gome deputetin në protestë
- 15:28 Tensione në bulevard, protestuesit sulmojnë me fishekzjarrë automjetet e policisë
- 15:27 Berisha reagon pas plagosjes së deputetit të PD-së me plumb gome: U qëllua me urdhër politik