Gafë e rëndë e Cubarsi, por Barcelona e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Dep. A Coruna (video)

29 Nëntor 2026
17:03
Telesport
back button

Pjesa e parë mes Dep. A Coruna dhe Barcelonës është mbyllur 1-2 për katalanasit, e vlefshme për javën e 14-të në La Liga. Barcelona e nisi vrullshëm duke gjetur golin që në minutën e 2-të me Lamine Yamal, i cili pas depërtimit të bukur në zonë dhe asistit të Pedri, dha në pamje të parë një pasim për Dani Olmo, por ky i fundit hapi këmbët nuk e preku fare dhe topi përfundoi në rrjetë.

Në minutën e 9-të, gafë e rëndë e Pau Cubarsi, që shfrtëzohet më së miri nga një ish-lojtar i Barcelonës si Pierre-Emerick Aubameyang, i cili barazon shifrat 1-1.

Në minutën e 20-të, Barcelona rigjen sërish avantazhin me Dani Olmo, i cili shënon me kokë, pas krosimit të Anthony Gordon. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Barcelonën.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit