Sport

Jose Mourinho, ’spektakël’ në Bernabeu, protesta të forta kundër arbitrit, e mbajnë lojtarët: Ky gjyqtar do që të tregojë kush komandon…

Reali i Madridit pësoi një humbje befasuese në kampionat teksa u mposht nga Deportivo Alaves në Santiago Bernabeu, duke ndërprerë kështu serinë e 10 fitoreve radhazi.

Por një vëmendje të madhe mori edhe trajneri Jose Mourinho, fillimisht në fushën e lojës dhe më pas në konferencën për shtyp.

Gjatë ndeshjes, trajneri portugez u kap me arbitrin e katërt për një karton të verdhë që i tregoi gjyqtari kryesor Cesar Soto Grado. Trajneri i Realit të Madridit, që ishte shumë pranë ndëshkimit me karton të kuq, u mbajt nga disa anëtarë të stafit të tij, por edhe nga Rudiger e Militao, të dy në pankinë.

Më pas Special One e vijoi spektaklin e tij, të zakonshëm tashmë, në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes duke lëshuar akuzat e tij ndaj arbitrit të sfidës.

‘Ky arbitër dëshiron që t’u tregojë të gjithëve se kush komandon-tha Mourinho-në fillim Mbappe, më pas Vinicius dhe tani Bellingham. Ndoshta sezonin tjetër do të ndëshkojë me karton të kuq, Courtois. Penalltia? Ishte e dyshimtë, por Bellingham më tha që ishte penallti, kështu që unë i besoj atij’.