E diel, 29 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 46 minuta më parë
Vendi

Rikthehen tensionet në bulevard, policia spraps protestuesit me ujë, të rinjtë presin me sharrë shtyllën e semaforit

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë vijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Gjatë protestës, një grup qytetarësh kanë hedhur gurë në drejtim të autobotëve të policisë, të cilët ishin pozicionuar përballë turmës.

Në kundërpërgjigje, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për t’i zmbrapsur ata.

Ndërkohë, në një tjetër episod, disa protestues janë parë duke prerë me sharrë një shtyllë semafori pranë bulevardit, duke shkaktuar dëmtime në infrastrukturën rrugore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.