Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas plagosjes së deputetit demokrat Kliti Hoti gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke drejtuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Balliu e ka cilësuar ngjarjen si një atentat të organizuar me urdhër të drejtpërdrejtë të kreut të qeverisë. Ai e ka bërë Ramën përgjegjës politikisht për dhunën ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës.

Demokrati ka paralajmëruar se përgjegjësit për sulmet dhe aktet e dhunës do të mbahen përgjegjës, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

Reagimi i plotë i Klevis Balliut:

“Atentati ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është kryer me urdhër të drejtpërdrejtë të Edi Ramës!

Edi Rama është urdhërdhënësi dhe përgjegjësi politik për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe deputetëve të opozitës. Nuk do të ketë pushtet, polici apo bandë që do ta shpëtojë nga përgjegjësia për këto akte kriminale.

Për çdo qytetar të dhunuar, për çdo deputet të sulmuar, përgjegjësia do të kërkohet deri në fund. Askush nuk është mbi ligjin!”