Sirius është shpallur kampion i Suedisë për herë të parë në histori, pas një xhiroje finale me rezultate të papritura.
Gara për titullin mes Sirius dhe Hammarby zgjati deri në ndeshjet e fundit. Hammarby hyri në këtë xhiro si lider, falë golaverazhit më të mirë, por u mposht 1-0 në transfertë nga Vasteras.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, Sirius siguroi një fitore të vështirë në fushën e Goteborg. Golin vendimtar e shënoi në minutën e 87-të Vancsa, i cili kishte hyrë si zëvendësues.
Me 64 pikë, tri më shumë se Hammarby, Sirius fitoi titullin dhe siguroi një vend në kualifikimet për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm 2027/28.
Pas fishkëllimës përfundimtare, tifozët festuan në stadium dhe nëpër kafene. Mes tyre shiheshin edhe njerëz që mbanin kokën me duar, sikur ende nuk e besonin atë që kishte ndodhur.







