Sport

Sassuolo ‘mbërthen’ Napolin, barazim zhgënjyes për skuadrën e Allegrit

Java e 13 e Serie A regjistroi barazimin e katërt pa gola të sezonit. Ky rezultat u regjistrua në Mapei Stadium në sfidën mes Sassuolos dhe Napolit me skuadrat që morën nga 1 pikë secila.

Pjesa e parë e ndeshjes u hap me një rast shënimi për vendasit pas vetëm 15 sekondash lojë me Lauriente, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë vetëm për pak. Dhjetë minuta më  vonë, francezi shërbeu mirë te Boëie në zonë, por Rrahmani ishte në gatishmëri dhe në rrëshqitje largoi topin. Napoli tentoi të shfaqej në portën e Muric, por pa e shqetësuar shumë portierin e përfaqësueses së Kosovës.

Në minutën e 35, Hojlund u çlirua mirë dhe fitoi faull jashtë zone me Napolin që fitoi goditje dënimi që u ekzekutua nga McTominay që u ndal nga barriera e mbrojtësve të Sassuolos. Rastin më të rrezikshëm napoletanët e regjistruan në minutën e 37 me Lang, por gjuajtja e këtij të fundit u ndal nga Muric.

Në pjesën e dytë, historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më, pasi asnjë prej skuadrave nuk ishte në gjendje që të gjente rrugën e rrjetës dhe kështu sfida u mbyll 0-0, me Sassuolon që mori pikën e parë me trajnerin e ri D’Aversa, ndërsa Napoli mbetet në vendin e tetë.