Aktualitet

U plagos me plumb gome gjatë protestës, Berisha viziton deputetin Kliti Hoti te Spitali i Traumës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Spitalin e Traumës për të vizituar deputetin demokrat Kliti Hoti, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Hoti u godit me plumb gome gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa pas incidentit u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Vizita e Berishës vjen pas ngjarjes që shkaktoi reagime nga përfaqësues të opozitës, të cilët kanë akuzuar policinë për përdorim të tepruar të forcës gjatë protestës.