Sabah Kerjota spikati sërish me një veprim vendimtar. Pas eurogolit në Conference League, sulmuesi i Kombëtares këtë herë krijoi golin për shokun e skuadrës, Kabore. Kerjota veproi saktë brenda zonës dhe i dha një pasim të përkryer, ndërsa Kabore shënoi me portën e boshatisur.
Aksioni i përgatitur e nxori Kerjotën në një pozicion të favorshëm për të goditur vetë, por 25-vjeçari zgjodhi të pasonte. Kështu, ai regjistroi asistin e 6-të të sezonit, gjatë të cilit ka shënuar edhe 4 gola.
Të lidhura
None found
Kerjota është një prej prurjeve të trajnerit Rolando Maran në Kombëtare. Ndonëse nuk pati mundësi të debutonte në ndeshjet e Ligës së Kombeve, ai beson se rasti i tij do të vijë dhe nuk heq dorë nga ky synim.







