Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Balla reagon për akuzat e deputetit Shehaj: Mashtrim, protestuesi nuk është në koma dhe as në rrezik për jetën

    Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë do t’i nënshtrohet restaurimit të plotë! Prezantohet projekti i ri, ministri Gonxhja ndan detajet

    Black Friday/ Punonjësit e Amazon në mbarë botën në grevë, kërkojnë rritje pagash dhe kushte më të mira pune

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë do t’i nënshtrohet restaurimit të plotë! Prezantohet projekti i ri, ministri Gonxhja ndan detajet
    Aktualitet

    Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë do t’i nënshtrohet restaurimit të plotë! Prezantohet projekti i ri, ministri Gonxhja ndan detajet

    November 29, 2026
    Screenshot

    Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë do të restaurohet dhe do të ketë një koncept të ri muzeor. Lajmi është bërë i ditur nga ministri Blendi Gonxhja, i cili, në kuadër të festimeve të 28 dhe 29 Nëntorit, ka prezantuar projektin për ndërhyrjen në një prej objekteve më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

    Projekti parashikon restaurimin e plotë të godinës historike, duke ruajtur tiparet dhe vlerat e saj origjinale, si dhe rikonceptimin e linjës muzeore. Në këtë kuadër, do të zgjerohen hapësirat e ekspozimit dhe do të krijohen ambiente të reja për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe edukative.

    Një risi e rëndësishme do të jetë përfshirja e ekspozitave interaktive dhe teknologjive digjitale, të cilat synojnë ta bëjnë më tërheqëse dhe të prekshme përvojën e vizitorëve, veçanërisht të rinjve, në njohjen e historisë së Pavarësisë dhe të themelimit të shtetit shqiptar. Ndërhyrja do të përfshijë gjithashtu përmirësimin e hapësirave të jashtme dhe krijimin e një identiteti të ri vizual për muzeun.

    Sipas Gonxhes, rëndësia e këtij institucioni në promovimin e trashëgimisë historike dhe kulturore dëshmohet edhe nga numri i vizitorëve. Vetëm gjatë periudhës janar–tetor 2026, Muzeu Kombëtar i Pavarësisë ka mirëpritur mbi 16 mijë vizitorë.

    Blensi Gonxhja ministri Muzeu kombëtar i pavarësisë Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Balla reagon për akuzat e deputetit Shehaj: Mashtrim, protestuesi nuk është në koma dhe as në rrezik për jetën

    November 29, 2026

    Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë do t’i nënshtrohet restaurimit të plotë! Prezantohet projekti i ri, ministri Gonxhja ndan detajet

    November 29, 2026

    Black Friday/ Punonjësit e Amazon në mbarë botën në grevë, kërkojnë rritje pagash dhe kushte më të mira pune

    November 29, 2026

    Italia tenton të reduktojë fluturimet e mëngjesit në Malpensa/ Aeroportet europiane kundërshtojnë, pezullohet vendimi

    November 29, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj”, Peleshi uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

    Horoskopi i ditës, përgjegjësi dhe biseda që kërkojnë kujdes

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.