Një qytetar është asfiksuar pak minuta më parë në rrugët pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, si pasojë e përdorimit masiv të gazit lotsjellës nga policia.
Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet qytetari i shtrirë në tokë është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ngjarja vjen në kushtet e hedhjes pa kriter të gazit në drejtim të protestuesve dhe zonave përreth.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë pasojat e përdorimit të gazit lotsjellës, ndërsa situata në këtë pjesë të kryeqytetit mbetet e tensionuar, ku qytetarët nuk ndalojnë së protestuari kundër qeverisë së Edi Ramës.
© SYRI.net
Qëlloi me plumb deputetin e PD, Kliti Hotin në bulevard, publikohet FOTO e policit mercenar të Edi Ramës
EMRI/ I zhdukur prej ditësh, gjendet i pajetë në kanal 75-vjeçari shqiptar në Itali! Mesazhi i fundit për familjarët
Prokuroria jep detaje për arrestimin e tre personave, nën dyshimin se po planifikonin një vrasje