Lajmi i fundit

Qëlloi me plumb deputetin e PD, Kliti Hotin në bulevard, publikohet FOTO e policit mercenar të Edi Ramës

Policia e Ramës vijon sulmin ndaj protestuesve, hidhet gaz lotësjellës pa hesap në drejtim të qytetarëve

17:04, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Edi Ramës vijon sulmin ndaj qytetarëve që janë mbledhur në Tiranë në vijim të protestës kundër qeverisë këtë 29 nëntor.

Pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, tregojnë hedhjen pa ndërprerje të gazit lotsjellës në drejtim të protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, në një tjetër akt të dhunës policore ndaj qytetarëve.

Sasi të mëdha gazi lotsjellës janë hedhur edhe nga godina e Ministrisë së Brendshme, duke mbushur zonën me tym dhe duke vështirësuar qëndrimin e protestuesve.

Pavarësisht represionit dhe përdorimit masiv të gazit, qytetarët vijojnë të qëndrojnë në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco