Arijanet Muric tregoi formën e tij më të mirë me Sassuolon në barazimin 0-0 ndaj Napolit. Portieri i Kosovës ishte vendimtar që skuadra e ish-kapitenit Amir Rrahmani të mos merrte pikët e plota.
Në këtë përballje, Muric regjistroi shtatë pritje, pesë prej tyre ndaj goditjeve nga brenda zonës. Ai rikuperoi gjithashtu topin 16 herë.
Të lidhura
None found
Paraqitja i solli vlerësimin maksimal 10.0 nga “Sofascore” dhe çmimin “Lojtari i ndeshjes”. Rrahmani mori notën 7.4.
Ky rikthim në formë vjen pas kritikave të vazhdueshme për paraqitjet e fundit të Muric me klubin italian. Edhe trajneri i kishte kërkuar publikisht të këndellej.
Ndërkohë, kishte zëra se Sassuolo po shqyrtonte shitjen e tij. Nëse Muric vazhdon të luajë në këtë nivel, një skenar i tillë nuk pritet të realizohet.






