Era e fortë që ka përfshirë Lezhën gjatë ditës së sotme ka shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik, duke lënë prej disa orësh pa energji disa fshatra në njësitë administrative Kolsh dhe Zejmen, si dhe në zonën e Zadrimës.

Probleme me furnizimin me energji elektrike raportohen edhe në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës.

Grupet e punës të OSHEE-së ndodhen në terren për identifikimin dhe riparimin e defekteve, në mënyrë që të rikthejnë sa më parë energjinë në zonat e prekura. Ndërprerjet e energjisë elektrike mbeten një problem i përsëritur për banorët e fshatrave dhe periferisë së Lezhës sa herë që ka mot të keq, për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik.