Policia marshon në Parkun Rinia dhe rrugët pranë bulevardit, shoqërohet një i ri

29 Nëntor 2026 | 17:59

Rreth orës 18:00, efektivët e Policisë kanë ndërmarrë një inkursion dhe marshim brenda Parkut Rinia dhe në rrugët pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në ambientet e Parkut Rinia, ata kanë shoqëruar një të ri, ndërsa disa protestues u kanë kërkuar llogari efektivëve se përse po e shoqëronin atë.

Ndërkohë, situata paraqitet e qetë në bulevard, ndërsa disa grupe protestuesish janë shpërndarë në sheshin “Skënderbej” dhe në rrugën pranë Bankës së Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi ngjitet mbi makinën e policisë dhe e godet, efektivët largohen me shpejtësi (VIDEO)

Këto janë pamjet kur një protestues i maskuar ngjitet mbi një automjet të Policisë dhe nis ta godasë atë. Brenda mjetit ndodheshin efektivët e policisë,...
17:46 | 29/11/2026

AMP: Në bashkëpunim me Prokurorinë kemi nisur verifikimet për goditjen e deputetit të PD-së

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të plagosjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, gjatë protestës. Përmes një...
17:15 | 29/11/2026

Pezullohet efektivi që qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së gjatë protestës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të efektivit që qëlloi me plumb gome deputetin demokrat Kliti Hoti...
16:18 | 29/11/2026