Bora ka mbuluar tashmë Prishtinën por disa rrugë e trotuare të kryeqytetit mbeten të papastruara. Ndërsa sheshi kryesor i qytetit, ishte i hapur, qytetarët shprehën ankesa për hapësirat që nuk ishin pastruar. Bajrami: Mospastrim i rrugëve nga bora, rrezik të rrëzohemi në tokë “Shumë na vështirëson qarkullimin, rrezik të rrëzohemi në tokë. Sa i kam veshë çizme më të thella, por po shoh qytetarë që nuk janë të pajisur me këto çizme, mund ta rrezikojnë jetën e tyre duke u rrëzuar” Rexhepi: Nuk është mirë, duhet zgjuar herët e t’i pastrojnërrugët nga bora “Nuk është mirë, duhet zgjuar herët e t’i pastrojnë rrugët nga bora, mirë nuk është” Matoshi: Jemi përgatitë, ai që punon kalon mirë “Jemi përgatitë, ne në banesë jetojmë, mirë i kemi kaluar edhe dimrat e kaluar, ai që punon kalon mirë”