Sunday, November 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mashtrues profesionist, nuk ka asnjë të vërtetë — Shehaj: protestues në koma; Balla publikon deklaratën e mjekut të Traumës

timoni.al by timoni.al
November 29, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Mashtrues profesionist, nuk ka asnjë të vërtetë — Shehaj: protestues në koma; Balla publikon deklaratën e mjekut të Traumës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi pas deklaratës së deputetit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, sipas të cilit një prej protestuesve të lënduar ndodhet në gjendje kome dhe rrezikon jetën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi si të pavërtetë këtë deklaratë dhe bashkëngjiti reagimin e një mjeku nga Spitali Universitar i Traumës.

Në postimin e tij Balla shkroi se “Një mashtrues profesionist sapo ka dalë dhe ka thënë se një protestues është në koma dhe në rrezik për jetën. Nuk ka asnjë të vërtetë! Ndiqni mjekun e Spitalit të Traumës”, dhe publikoi deklaratën e mjekut lidhur me gjendjen e protestuesit të lënduar një ditë më parë. Sipas mjekut, pacienti ka pësuar traumë në kokë dhe ndodhet në terapi intensive, nën monitorimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor, dhe aktualisht paraqitet indikacion për ndërhyrje kirurgjikale. Mjeku thekson se zbatohen protokollet mjekësore dhe po bëhet monitorim i vazhdueshëm i parametrave vitalë dhe i statusit neurologjik.

Mjeku shton se pacienti qëndron i përgjumur, por reagon ndaj stimulit verbal, si të stafit mjekësor, ashtu edhe të familjarëve, dhe se do të vlerësohet në dinamikë ecuria dhe mirëqenia e tij. Këto konstatime u përfshinë në reagimin publik të Ballës për të mohuar informacionin e dhënë nga Shehaj.

Më parë, deputeti Agron Shehaj kishte deklaruar në Facebook se një protestues ndodhet në gjendje kome dhe rrezikon jetën, ndërsa një tjetër rrezikon humbjen e shikimit. Shehaj po ashtu denoncoi veprimet e policisë ndaj dy deputetëve të opozitës, Erald Kaprit dhe Kliti Hotit, gjatë protestave të datave 28 dhe 29 nëntor, dhe i kërkoi SPAK-ut të nisë menjëherë hetimet, të sekuestrojë pamjet dhe komunikimet e policisë dhe të identifikojë efektivët dhe drejtuesit që kanë dhënë urdhrat.

Previous Post

Protestuesit tentojnë t’i afrohen Kryeministrisë; policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës, blindon zonën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al