Tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë vijuar edhe në qendër të Tiranës, këtë herë në zonën përballë Xhamisë së Et’hem Beut.
Efektivët kanë ndërhyrë për shpërndarjen e turmës duke përdorur autobotët me ujë dhe gaz lotsjellës. Nga ana tjetër, disa prej protestuesve janë kundërpërgjigjur duke hedhur gurë në drejtim të policisë.
Përplasjet janë zhvilluar në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, ndërsa ndërhyrjet e efektivëve kanë vijuar në përpjekje për të larguar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.













