Një lëvizje e beftë e Policisë ka ndodhur në këto momente të protestës.
Policia ka hyrë në Sheshin Skënderbej me dy autobotë.
Ndërkaq, ka hedhur edhe gaz lotsjellës e ujë me presion.
Protestuesit ndërkohë janë larguar në zona të tjera, drejt Rrugës së Durrësit, Rrugës të Kavajës ose të Dibrës.
Policia ka hedhur aq shumë gaz lotsjellës, sa fillimi i Rrugës së Durrësit është zbardhur tërësisht.
