Avioni anulon uljen, tërmeti 5.2 ballë shkund tokën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.11.2026, 18:34

Një moment dramatik është regjistruar në kamera në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit (LAX), kur një avion i linjës Delta Air Lines u detyrua të ndërpresë uljen pak çaste para se të prekte pistën, pasi toka u shkund nga një tërmet.

Në audio-regjistrimet e kontrollit të trafikut ajror dëgjohet qartë kontrollori që u jep udhëzim pilotëve të fluturimit të ngrihen sërish: "Delta 1972, kthehu për një xhiro tjetër. Po ndodh një tërmet i madh“. Ekuipazhi zbatoi menjëherë urdhrin, ngriti lart avionin dhe u ul në mënyrë të sigurt pak më vonë.

Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti i ndier paraditen e së shtunës kishte magnitudë rreth 5.2 me epiqendër pranë Manhattan Beach në Kaliforni, duke u pasuar nga dhjetëra pasgoditje.

Brenda terminaleve të aeroportit LAX u raportuan xhama të thyer, panele tavani të shkëputura dhe rrjedhje uji, ndërsa në zonat përreth si Hermosa Beach pati dëme materiale, por pa lëndime të rënda apo bllokim të plotë të fluturimeve. Kryebashkiakja e Los Angelesit, Karen Bass, e cilësoi ndërprerjen e uljes si masën e duhur paraprake derisa të verifikohej gjendja e pistave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit