Një tjetër shoqërim protestuesi është regjistruar gjatë tubimit, ku pesë efektivë policie kanë ndërhyrë për të neutralizuar dhe larguar një qytetar nga zona e protestës.
Në pamjet nga momenti i ndërhyrjes, protestuesi shihet teksa mbahet nga disa efektivë, të cilët e kanë kapur nga duart dhe këmbët për ta transportuar drejt automjetit të policisë.
Ndërkohë, qytetarë të tjerë që ndodheshin pranë tyre kanë reaguar ndaj veprimit të policisë, duke u kërkuar efektivëve ta lëshojnë protestuesin.
Ata dëgjohen të thonë se ai nuk kishte bërë asgjë që të justifikonte shoqërimin e tij.
Ngjarja është regjistruar në një moment kur ndërhyrjet dhe shoqërimet e qytetarëve nga policia kanë vijuar edhe pas shpërndarjes së turmës në rrugët e Tiranës













