Një tjetër episod është regjistruar gjatë protestës së 29 nëntorit në sheshin “Skënderbej”, ku një protestues ka goditur nga pas një efektiv policie.
Qytetari shihet teksa i afrohet efektivit dhe e godet, duke bërë që ky i fundit të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet në tokë.
Menjëherë pas goditjes, protestuesi largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa efektivi mbetet për pak çaste në tokë.
Ngjarja është regjistruar në një moment kur situata në shesh ishte e tensionuar dhe forcat e policisë po ndiqnin protestuesit për shpërndarjen e turmës.













