Moise Kean do të mungojë gjatë, Fabregas i vë syrin sulmuesit të Chelsea-s

29 Nëntor 2026
18:56
Telesport
back button

Në prag të ndeshjes kundër Juventusit në Serie A, Cesc Fabregas nuk e përjashtoi mundësinë e afrimit të një zëvendësuesi për Moise Kean, por kërkon që mjekët të marrin përgjegjësinë për vendimin.

“Duhet të kuptojmë se sa gjatë do të mungojë Kean. Mjekët duhet të tregojnë sinqerisht kohëzgjatjen e mungesës së tij. Nëse duhet të ndërmarrim ndonjë veprim, do ta bëjmë”, tha Fabregas.

Sipas lajmeve të deritanishme, Kean pritet të mungoj deri në 3 muaj, gjë që e bën të nevojshme ndërhyrjen e Como-s në merkato gjatë janarit.

Fabrizio Romano zbulon se Como ka nisur kontaktet e para me Chelsea-n për një transferim të mundshëm të Emmaneul Emegha, i cili ka shënuar 3 gola në 4 ndeshje me “Blutë” këtë sezon, por është aktivizuar vetëm 134 minuta në të gjitha kompeticionet. Vlera e holandezit në treg sipas Transfermarkt është 20 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit