Rikthehen përplasjet pranë selisë së PS-së dhe sheshit “Skënderbej”, policia hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Kronike

Publikuar: 29/11/2026

Rikthehen përplasjet pranë selisë së PS-së dhe sheshit “Skënderbej”, policia hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Policia ka hedhur sasi tepër të madhe gazi, me qëllim moslejimin e protestuesve që të afrohen drejt Kryeministrisë.

Tensione janë shënuar edhe pranë selisë të Partisë Socialiste dhe sheshit Skënderbej. Në këtë vend, policia ka hedhur gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e qytetarëve.

Policia gjithashtu është e pajisur edhe me një autobot uji. Protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit.