Protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, ku kanë rinisur përplasjet me forcat e policisë.
Protestuesit e maskuar kanë hedhur një numër të madh molotovësh në drejtim të efektivëve.
Mjetet ndezëse kanë shpërthyer në asfalt, ndërsa policia është pozicionuar me pajisje mbrojtëse për të përballuar sulmin.
Policvia u është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës duke i shpërndarë për të disatën herë.
Protesta e kësaj të diele është shoqëruar me episode të përsëritura dhune, ku nuk kanë munguar as hedhja e gurëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të policisë.










