• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA-të i hedhin topin dhe i japin SPAK-ut çelësat digjitalë

by Preç Zogaj
29/11/2026 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Erik Wendt, konsumoi në SPAK një dalje publike të jashtëzakonshme ditën e mërkurë me çfarë tha e si i tha.

Le të citojmë pjesën ku shohim të bashkëlidhen dy lajme të bujshme:

“Tani, sfida praktike. Disa nga provat që ju nevojiten ndodhen në servera në Shtetet e Bashkuara: email-e, llogari në mediat sociale dhe ruajtje në cloud të mbajtura nga kompani amerikane. Mund t’i merrni ato prova. Por duhet të dini rregullat: çfarë të ruani, çfarë të kërkoni, si të kërkoni dhe si të veproni shpejt. Të dhënat mund të zhduken brenda disa ditësh. Një kërkesë për ruajtje e dërguar sot mund të shpëtojë një rast që përndryshe do të dështonte vitin tjetër.

Taylor Phillips, një ekspert i Departamentit të Drejtësisë për hakimin kompjuterik dhe krimet e pronësisë intelektuale, do t’ju udhëheqë nëpër këtë proces hap pas hapi.”

Komentet gazetareske rrezikojnë të stonojnë me këto lajme pa precedent nga përmbajtja dhe qartësia në gojën e një ambasadori amerikan në Tiranë. Por forca e zakonit mbetet.

Duke lexuar këto rreshta, mësojmë se SHBA-të i kanë provat e krimeve të kryera nga eksponentët e narkotrafikut me shtrirje në gjithë botën dhe nga zyrtarët e korruptuar në Tiranë.

Mësojmë se dikush ose disa njerëz në instancat e sigurisë amerikane i kanë parë këto prova; se zyrtarët e politikës së lartë janë informuar, i dine. Por duhet të vihet në lëvizje procedura ligjore nga Tirana për t’i marrë e shndërruar në akuza penale, konform Kodit Shqiptar të Procedurës Penale.

Është e qartë se këto prova kanë formuar sakaq opinionin dhe qëndrimin e zyrtarëve amerikanë për politikanë të korruptuar që mbajnë ende karriget në Tiranë. Askush prej tyre nuk duhet të ketë shpresë se mund t’ia hedhë Uashingtonit, apo të kalojë pa u lagur.

Ambasadori Wendt e pa me vend t’u drejtohej atyre me gisht kur tha: “Zyrtarët e korruptuar dhe kriminelët e organizuar vënë bast se ju nuk mund ta ndiqni atë gjurmë përtej kufijve, përmes aplikacioneve të koduara dhe në portofolet kripto. Kjo punëtori ka për qëllim t’u vërtetojë atyre se e kanë gabim. Ndiqni provat. Ndiqni paratë.”

Me gjithë sa tha, përfshirë manipulimin dhe shkeljen e barazisë në tendera, që vetë kryeministri Rama është përpjekur ta relativizojë sikur nuk është vepër korruptive – a thua se barazia në tendera nuk prishet veçse për të vjedhur – ambasadori ia kaloi topin SPAK-ut në emër të qeverisë amerikane.

Jo në kuptimin për të shpëtuar shpirtin, për të larë duart, apo për t’ia lënë në derë SPAK-ut. SHBA-të i njohin vështirësitë e këtij institucioni për të hetuar kriminelët që janë bërë digjitalë. Për këtë arsye, ata kanë sjellë një ekspert të fushës që do t’i asistojë. Pra, i japin SPAK-ut edhe çelësat digjitalë për të hyrë në “strofkullat” virtuale ku fshihen krime materiale.

Për SPAK-un nuk do të ketë më pengesa të pakapërcyeshme dhe as alibi të sajuara për të ngritur duart aty ku ka pasur.

Në këtë mënyrë, materializohet në një rrafsh cilësisht të ri bashkautorësia amerikano-shqiptare në konceptimin dhe zbatimin e drejtësisë së re në të gjitha hallkat, në veçanti në SPAK.

Nuk reshtim së përsërituri se bashkautorësia në fjalë mbetet një shërbim në lartësinë e shërbimeve të mëdha që SHBA-të i kanë bërë kombit shqiptar që në agimet e shtetit të ri shqiptar e deri në pavarësimin e Kosovës.

Angazhimi amerikan për sundimin e ligjit, ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar dhe mënjanimin e influencave malinje nga jashtë me njerëzit e tyre brenda në Shqipëri, është një investim strategjik i Uashingtonit. Që kalon si stafetë nga një administratë në tjetrën: nga demokratët te republikanët, nga presidenti Obama te presidenti Tramp, te Biden, te Tramp përsëri e kështu deri në finish.

Mesazhet e ambasadorit në mes të javës, pasi e ka vizituar tre herë SPAK-un në harkun e pesë javëve, janë një dëshmi kuptimplotë. SHBA-të janë kthyer edhe më fort, duke përgënjeshtruar kasandrat se reforma jonë në drejtësi do të arkivohej. Vetë ambasadori Wendt po përmbush pritshmëritë e larta që kishte ngritur në Shqipëri që në krye të herës, kur mori emërimin nga Presidenti dhe Senati.

*Ky shkrim është pjesë e projektit PRODEMOCRATIA të media MAPO, në partneritet me INSTITUTIN PASHKO dhe UETPRESS.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit rikthehen në bulevard, hedhin “breshëri” molotovësh, Policia i shpërndan me gaz dhe ujë!

Protestuesit rikthehen në bulevard, hedhin “breshëri” molotovësh, Policia i shpërndan me gaz dhe ujë!

November 29, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

SHBA-të i hedhin topin dhe i japin SPAK-ut çelësat digjitalë

November 29, 2026
Policia tenton të shoqërojë një protestuese, ndërhyjnë qytetarët, por pas lirimit ajo rikthehet të sulmojë përsëri efektivët!

Policia tenton të shoqërojë një protestuese, ndërhyjnë qytetarët, por pas lirimit ajo rikthehet të sulmojë përsëri efektivët!

November 29, 2026
La Liga/ Barcelona nuk ‘lëshon pe’, shkatërron Deportivo La Coruna dhe shkon 6 pikë para Real Madrid!

La Liga/ Barcelona nuk ‘lëshon pe’, shkatërron Deportivo La Coruna dhe shkon 6 pikë para Real Madrid!

November 29, 2026
Rikthehen tensionet dhe përplasjet pranë selisë së PS dhe sheshit “Skënderbej”, Policia shpërndan protestuesit me gaz dhe i ndjek ‘këmba-këmbës’

Rikthehen tensionet dhe përplasjet pranë selisë së PS dhe sheshit “Skënderbej”, Policia shpërndan protestuesit me gaz dhe i ndjek ‘këmba-këmbës’

November 29, 2026
Protestuesi e zë në befasi policin dhe e sulmon nga pas shpine, efektivi rrëzohet në tokë!

Protestuesi e zë në befasi policin dhe e sulmon nga pas shpine, efektivi rrëzohet në tokë!

November 29, 2026
Protestuesit e maskuar tentojnë të thyejnë pllakat te sheshi “Skënderbej”, Policia përgjigjet me ujë e gaz dhe i ndjek me vrap!

Protestuesit e maskuar tentojnë të thyejnë pllakat te sheshi “Skënderbej”, Policia përgjigjet me ujë e gaz dhe i ndjek me vrap!

November 29, 2026
Sulmi ukrainas godet njësinë elitare ruse në Berdyansk, tensionet e konfliktit zgjerohen deri në Mesdhe!

Sulmi ukrainas godet njësinë elitare ruse në Berdyansk, tensionet e konfliktit zgjerohen deri në Mesdhe!

November 29, 2026
Moti i keq/ Stuhia dëmton rrjetin elektrik në Lezhë, disa njësi administrative mbeten pa energji, grupet e OSHEE-së në terren! (VIDEO)

Moti i keq/ Stuhia dëmton rrjetin elektrik në Lezhë, disa njësi administrative mbeten pa energji, grupet e OSHEE-së në terren! (VIDEO)

November 29, 2026
Pas boshatisjes së bulevardit, Policia ndjek kapuçonët që sulmuan, momenti kur shoqëron 2 prej tyre! (FOTO)

Pas boshatisjes së bulevardit, Policia ndjek kapuçonët që sulmuan, momenti kur shoqëron 2 prej tyre! (FOTO)

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In