Supersfida e javës së 12-të në Premier League, Arsenal-Man. City, është mbyllur në barazim 2-2, e luajtur në “Emirates”. Në minutën e 18-të, Jurrien Timber kryen një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Jeremie Doku. Man. City kërkon karton të kuq, por VAR-i e vlerësoi këtë incident si “të papërcaktueshëm”.
Sfida në “Emirates” u zhbllokua në minutën e 34-të, ku Erling Haaland gjeti golin me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Josko Gvardiol.
Barazimi i shifrave 1-1 do të vinte në minutën e 40-të, ku pas një krosimi të Christos Tzolis dhe asistit me kokë të Mikel merino, ishte Kai Havertz që mposhti me kokë Gigio Donnarumma-n. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
“Qytetarët” e nisën në mënyrë të shkëlqyer pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 48-të, me Enzo Fernandes, pas asistit fantastik të Ayyoub Bouaddi.
Në minutën e 63-të, Arsenal i afrohet golit të barazimit, por goditja me kokë e Viktor Gyokers përplaset në shtyllën e djathtë. Në minutën e 83-të, Jurrien Timber do të gjente golin e barazimit 2-2, pas një krosimi të Eberechi Eze nga goditja e këndit dhe daljes së gabuar të Gigio Donnarumma-s.
Italiani mbeti i dëmtuar nga përplasja me Gabriel. Man. City pretendoi për faull ndaj Donnarumma si dhe për prekje të topit me dorë nga Timber. Ndërhyn VAR dhe e quan golin të rregullt. Në minutat shtesë, Man. City pretendon për penallti për prekje të topit me dorë nga Gyokeres. Ndërhyn sërish VAR, nuk ka penallti. Rezultati final 2-2. Pas këtij barazimi, Arsenal kryeson renditjen me 29 pikë. Man. City ndjek në vend të dytë me 23 pikë.







