Barcelona mori një fitore të rëndësishme 1-5 në transfertë ndaj Dep. A Coruna, në sfidën e vlefshme për javën e 14-të në La Liga. Megjithatë, gëzimi i “manita” u prish disi nga dëmtimi i Frenkie de Jong, në pjesën e dytë.
Pas ndeshjes, Flick konfirmoi se problemi i De Jong- lidhet me muskulin e pulpës, bën me dije Sport. Ai theksoi se shenjat tregojnë për një dëmtim real, ndonëse bëhet fjalë për një problem të ndryshëm nga ai fizik që e kishte mbajtur lojtarin larg fushave më parë.
“Është te pulpa, po, te pulpa. Është diçka tjetër, por duket se bëhet fjalë për një dëmtim. Ai është i zhgënjyer, ashtu si edhe ne. Mendoj se po kalonte një periudhë të mirë pas rikthimit nga dëmtimi i mëparshëm dhe ne ishim shumë të lumtur që e kishim sërish në dispozicion”, tha Flick.







