‘Deputeti i PD goditet me plumb…’/ Media italiane, Tgcom24: U qëllua nga Policia gjatë protestave kundër qeverisë

‘Deputeti i PD goditet me plumb…’/ Media italiane, Tgcom24: U qëllua nga Policia gjatë protestave kundër qeverisë

19:28, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mediat italiane vijojnë t’i bëjnë jehonë plagosjes së deputetit demokrat, Kliti Hoti nga ana e Policisë.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale mediat Tgcom24, tregon se si deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është goditur nga një plumb gome i qëlluar nga efektivët e policisë në Tiranë, gjatë protestave kundër qeverisë.

Lajmi, shkruan Tgcom24 raportohet nga mediat lokale.

Pamjet e ngjarjes janë publikuar në internet, ku videoja është bërë virale.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Syri Televizion (@syri.tv)


 

Incidenti ka ndodhur gjatë një përplasjeje mes protestuesve dhe forcave të policisë, në një situatë të karakterizuar nga përdorimi i gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës.

Deputeti është transportuar me ambulancë në spital, ndërsa efektivi i policisë është pezulluar nga detyra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco