Gjendet i vdekur në kanal shqiptari në Itali

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.11.2026, 19:40

Pas rreth një jave kërkimesh intensive, një 75-vjeçar shqiptar i identifikuar si Eqerem Ahmetaj është gjetur i pajetë në një kanal në zonën rurale të San Zenos, afër Breshias, në Itali.

Sipas raportimeve të mediave italiane, ai kishte dalë nga shtëpia më 21 nëntor. Kontakti i fundit me të afërmit u shënua po atë mbrëmje, në orën 19:21, kur u dërgoi mesazhin: “Kam rënë, jam i lagur”. Menjëherë pas këtij mesazhi, telefonatat e familjarëve mbetën pa përgjigje.

Operacioni i kërkimit u zhvillua duke u mbështetur te të dhënat e GPS-it të pajisjes që mbante i moshuari, duke u fokusuar fillimisht rreth varrezave të Folzanos dhe më pas në periferinë rurale të San Zenos.

Trupi i tij u pa nga ajri mesditën e së shtunës, më 28 nëntor, gjatë një fluturimi të helikopterit të zjarrfikësve. Ai ndodhej në një kanal pranë disa objekteve bujqësore, në një pjesë të territorit ku ishin bërë kontrolle edhe më parë. Më pas, trupi u dërgua në spitalin Civile të Breshias, ku procedurat zyrtare vërtetuan identitetin e viktimës.

Eqerem Ahmetaj jetonte prej dy dekadash në Itali dhe kishte shtëpinë e tij ku banonte vetëm, ndërsa ish-bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij ishin në kontakt të rregullt dhe kujdeseshin për të.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi rrethanat e plota dhe shkakun e saktë të vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit