Protestuesi i plagosur gjatë protestës, për të cilin u raportua se ndodhej në koma, vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
Sipas përditësimit të stafit mjekësor, pacienti ka pësuar traumë në kokë dhe ndodhet në terapi intensive.
Mjeku i Spitalit të Traumës bëri me dije se pacienti ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale.
Aktualisht ai është i përgjumur, por reagon ndaj stimulit verbal.
Gjendja e tij po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga stafi mjekësor dhe po ndiqet sipas protokolleve përkatëse.
