Një tjetër episod aspak dinjitoz është regjistruar gjatë protestës kombëtare të 29 nëntorit në Tiranë, këtë herë me protagonist një efektiv policie.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen dy punonjës policie duke lëvizur në rrugë, ndërsa nga pas dëgjohen protestues që i shajnë. Njëri prej efektivëve vendos t'u përgjigjet, duke u kthyer drejt tyre dhe duke bërë gjeste fyese me duar.
Por veprimi i tij nuk ndalet aty. Në pamje, efektivi shihet teksa kap edhe organin gjenital me duar, në një gjest që nuk ka vend në sjelljen e një punonjësi që përfaqëson institucionin e Policisë së Shtetit.
Pavarësisht provokimeve verbale që mund të ketë marrë nga protestuesit, një punonjës policie ka detyrimin të ruajë profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen. Uniforma policore kërkon përgjegjësi dhe dinjitet, jo përfshirje në fyerje dhe gjeste banale ndaj qytetarëve.
Sjellje të tilla dëmtojnë besimin te uniforma dhe meritojnë të shqyrtohen nga drejtuesit e Policisë së Shtetit.