Nuk ka fitues në supersfidën e javës së 12 të Premier League angleze mes Arsenalit dhe Manchester City.
Në Emirates, skuadrat e mbyllën këtë 90 minutësh me barazimin 2-2 me Citizens që regjistruan ndeshjen e pestë radhazi pa fitore.
Sfida ishte me një ritëm shumë të lartë që në minutat e para. Pas vetëm 9 minutash lojë, Arsenali e pa veten në avantazh pas golir të shënuar nga Havertz që shfrytëzoi një krosim të ulët të Tzolis, por ky gol u anulua për pozicion jashtë loje të grekut. Topçinjtë tentuan më pas me Timber, por Donnarumma priti gjuajtjen e tij. Në krahun tjetër ishte Enzo Fernandez që iu afrua golit me argjentinasin që u ndal në çastin e fundit nga Gabriel që ndërhyri në rrëshqitje e sipër.
Manchester City e rriti nivelin e lojës dhe në minutën e 35 mori kryesimin në rezultat me Erling Haaland që shënoi golin e 400 në karrierën e tij. Por Arsenali nuk ishte shumë dakord dhe 5 minuta më vonë kampionët e Anglisë barazuan me Havertz, një gol që lindi pikërisht nga një krosim i Tzolis dhe pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1.
Fraksioni i dytë i lojës nisi me një gol të Enzo Fernandez në minutën e 48 dhe Manchester City mori kryesimin në 2-1. Arsenali u përpoq të reagojë dhe iu afrua golit të barazimit me Gyokeres i cili u ndal nga shtylla. Në minutën e 73, Topçinjtë e gjetën golin e barazimit në 2-2; Donnarumma që protestoi për një gjuajtje të mundshme me bërryl të Gabriuel, nuk arriti të devijojë topin e krosuar nga Eze dhe këtu përfitoi Timber që nga shumë pranë portës e dërgoi atë në rrjetë.
Arbitri e konfirmoi golin pas verifikimit në VAR. Në minutën e 91, Anderson iu afrua golit të tretë me një goditje dënimi, por gjuajtja e tij vetëm për pak përfundoi jashtë. Në minutat e fundit Manchester City pretendoi për një penallti për prekje të topit me dorë të Gyokeres pas një gjuajtje me kokë të Gvardiol, por arbitri nuk e akordoi dhe ndeshja u mbyll 2-2 me skuadrat që morën nga 1 pikë./Top Channel/










