Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasja me policinë në Venecia, del emri i shqiptarit të vrarë

    Koçiu: Liria e medias nuk mund të jetë alibi për standarde të dyfishta, problem është mungesa e paanshmërisë

    Angli/ Grabitën shtëpinë e Princit William, dy shqiptarët Doku dhe Ndoci nesër në gjykatë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Koçiu: Liria e medias nuk mund të jetë alibi për standarde të dyfishta, problem është mungesa e paanshmërisë
    Kryesore

    Koçiu: Liria e medias nuk mund të jetë alibi për standarde të dyfishta, problem është mungesa e paanshmërisë

    November 29, 2026

    Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka kritikuar mënyrën e pasqyrimit të protestave në media, duke e cilësuar mungesën e paanshmërisë si një problem në informimin e publikut.

    Në një intervistë, Koçiu u ndal te hapësira televizive që u është kushtuar përfaqësuesve të forcave politike, duke përmendur se Partia Demokratike ka marrë 5 orë e 20 minuta kohë transmetimi, ndërsa Partia Socialiste 2 orë e 30 minuta.

    Sipas saj, mediat u kanë dhënë më shumë se dyfishin e kohës atyre që flasin për “diktaturë”, ndërsa dhuna e ushtruar ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës nuk është pasqyruar me të njëjtën vëmendje.

    “Kaloni nga një kanal televiziv te tjetri dhe shikoni emisionet që shfaqin dhunën ndaj protestuesve. Ndërkohë, askush nuk raporton dhunën që protestuesit u bënë policëve, duke shkëputur gurë nga trotuaret dhe duke i gjuajtur efektivët në kokë”, u shpreh Koçiu.

    Ajo theksoi se pamjet e transmetuara duhet të pasqyrojnë të gjitha zhvillimet gjatë protestës dhe jo vetëm ato që tregojnë lëndimin e protestuesve.

    “Nuk mund të pretendosh që po dhunohen protestuesit, ndërkohë që pamjet që jepen në ekran janë vetëm plagët e tyre, duke lënë jashtë dhunën dhe gurët që shkëputeshin nga trotuaret dhe që u hidheshin policëve”, deklaroi Koçiu.

    Zëvendëskryeministrja nënvizoi se nuk ka kontroll mbi median dhe as nuk duhet të ketë, por sipas saj, liria e medias nuk mund të përdoret si alibi për standarde të dyfishta, deformim të realitetit apo selektivitet në informimin e qytetarëve.

    “Media është përgjegjësi publike. Hapësira mediatike duhet t’i shërbejë vetëm të vërtetës dhe qytetarëve, jo partive politike apo agjendave të caktuara”, theksoi Koçiu.

    Albana Koçiu LIRIA medias Zëvendëskryeministrja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasja me policinë në Venecia, del emri i shqiptarit të vrarë

    November 29, 2026

    Koçiu: Liria e medias nuk mund të jetë alibi për standarde të dyfishta, problem është mungesa e paanshmërisë

    November 29, 2026

    Angli/ Grabitën shtëpinë e Princit William, dy shqiptarët Doku dhe Ndoci nesër në gjykatë

    November 29, 2026

    Rekord historik në zgjedhjet në Spanjë, 68% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 18:00

    November 29, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj”, Peleshi uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

    Horoskopi i ditës, përgjegjësi dhe biseda që kërkojnë kujdes

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.