Rasti ka ndodhur më 29 nëntor, në rrugën “Brigada 161”, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me viktimën dhe një dëshmitare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit të palëve, në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Me vendim të prokurorit, 25-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.