Roma i kundërpërgjigjet Lazios e Interit, fiton lehtë me Monzan dhe rimerr vendin e dytë
Egnatia nuk mund të gabojë për të dytën herë në Kategorinë Superiore. Skuadra kampione e vendit rigjeti fitoren në kampionat teksa mposhti Elbasanin me rezultatin 2-1 duke krijuar sërish diferencën prej 4 pikësh me Teutën e vendit të dytë.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Egnatias e cila vinte në këtë përballje pas suksesit me Lincoln Red në Conference League. Ishte Montenegro ai që e shënoi këtë gol për rrogozhinasit duke përfituar edhe nga një gabim i portierit Totoshi.
Në fillimin e pjesës së dytë, Egnatia shënoi sërish këtë radhë me Diabate duke i çuar shifrat në 2-0. Elbasani arriti që të shkurtojë diferencën në 2-1 me golin e Tresës, por pa mundur dot të bëjë më shumë dhe sfida u mbyll me fitoren 2-1 të Egnatias që është sërish më e qetë në krye të klasifikimit me 30 pikë, ndërsa Elbasani mbetet me 17 pikë. Në sfidat e radhës Egnatia do të përballet me Partizanin, ndërsa Elbasani do të luajë me Tiranën.
Top Channel