Pas plagosjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, nga një plumb gome gjatë protestës së fundit, reagoi Erjon Vishkulli. Ai vetë mbeti me dëmtime të rënda në sy pasi u godit me të njëjtën armë në protestat e mëparshme.
Vishkulli vëren se institucionet reagojnë shpejt kur lëndohet një përfaqësues politik, por rastet e protestuesve të plagosur rëndë ende nuk kanë marrë përgjigjen që kërkohet nga drejtësia.
Të lidhura
None found
“Kur preket një deputet, reagimi është i menjëhershëm dhe zgjidhja gjendet brenda ditës. Ndërsa për ata që kanë goditur qytetarët dhe kanë lënë njerëz të plagosur deri në rrezik jete, drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigjen që kërkon dhe meriton populli”, shkruan Vishkulli.

Në përfundim të reagimit, ai ngre pyetje për atë që e cilëson trajtim të pabarabartë nga institucionet.
“Pse ka dy standarde? Pse drejtësia vepron shpejt për disa, ndërsa për të tjerët hesht? Pse ky kompromis i shëmtuar?”.







