
Mjeku i njohur dhe aktivisti demokristian Mhill Gecaj thotë për median se ka nevojë për përbashkim dhe ndryshim të drejtimit demokristian shqiptar. Gecaj shton se forca demokristiane ka njohur lidership në kohen kur akoma ishin në fillimet e saj me Zef Bushatin, me pas për herë të parë në historinë e forcës politike demokristiane, demokristianët fituan 3 deputetë në zgjedhjet e vitit 2005 me drejtues Nikoll Lesin si dhe në vitin 2017 demokristianët kaluan forcë e tretë politike në zgjedhjet vendore, duke lenë pas vetes parti të vjetra tradicionale, kur Nard Ndoka ishte në formën e tij me të mirë politike.
Me pas forca demokristiane u përça, sidomos brenda vetes, por kryesisht nga xhelozitë e kampit demokrat, ku drejtues katolikë në Selinë Blu nuk lejuan ecurinë e rritjes demokristiane. Pas kësaj fitore të madhe të vitit 2017 në zgjedhjet vendore, demokristianët njohën vetëm rënie drastike. Ndaj Mhill Gecaj, drejtues i një formacioni demokristian bën thirrje të lihen meritë mes nesh dhe të ulemi për një zgjidhje ku të përbashkohen të gjithë nën një figurë të re demokristiane, por thekson Gecaj, duhet që lidershipi të dalë mbi vetveten dhe të pranojë ndryshime të thella. Ai shton se do të ishte në të mirë të forcimit që përveç zgjedhjes së një lideri apo lidere të ri, emrat që kanë bërë histori demokristiane si Zef Bushati, Nikoll Lesi dhe Nard Ndoka të ishin drejtues të Bordit të demokristianëve, me kushtin që asnjeri të mos kandidojë për në parlament apo në qeverisje, pasi kështu do të jenë si “senatorë” demokristianë, të paanshëm.
Mhill Gecaj shton do të ishte mirë që kjo gjë të ndodhi brenda muajit dhjetor të këtij viti që të jemi forcë konkuruese në zgjedhjet e 9 majit 2027.
Kronikë e drejtimit të Partisë Demokristiane të Shqipërisë:
Partia Demokristiane e Shqipërisë u themelua më 11 dhjetor 1991 në Tiranë, nga një grup intelektualësh nismëtarë. Kongresi i saj i parë u mbajt më 27 shkurt 1994. Kryetar nga shkurt 1994 deri në qershor 2002 ishte Zef Bushati. Më pas nga qershor 2002 deri në qershor 2006 ishte Nikoll Lesi, i cili dha dorëheqjen. Ndërsa nga qershor 2006 deri tani në vitin 2026 është Nard Ndoka.