Barazimi i sotëm 2-2 mes Arsenal dhe Manchester City, ka lënë të pakënaqur qyterarët përsa i përket arbitrimitt ë ndeshjes të paktën në tre raste.
I pari, ku pretenduan për karton të kuq për Jurrien Timber pasi kapi prej flokësh Jeremie Doku. I dyti në momentin e golit të barazimit 2-2 të Arsenal, ku pretenduan për prekje të topit me dorë nga atuori i golit, Jurrien Timer si dhe për faull ndaj Gigio Donnarruma-s. I treti për një penallti të padhënë në fund për prekje të topit me dorë nga Viktor Gyokeres.
Arbitrimi i sotëm ka lënë të pakënaqur babain e Erling Haaland, Alf-Inge Haaland, gjithashtu ish-lojtar i Man. City, i cili ka reaguar ashpër, pas asaj që ndodhi në “Emirates”.
“Çfarë shakaje diote”, shkruan Alf-Inge Haaland, duke postuar edhe fotot nga momenti kur Man. City pretendon penallti dhe karton të kuq.







