Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të aktivistes Fatma Paja, duke e cilësuar ngjarjen si një inskenim kriminal dhe një kurth të ngjashëm me metodat e Sigurimit të Shtetit.
Në një postim në Facebook, Berisha pretendon se akuzat e policisë për gjetjen e 90 bombave molotov dhe lëndëve të tjera shpërthyese në automjetin e aktivistes janë të rreme.
Berisha i referohet edhe deklaratës së avokatit të Pajës, i cili i ka cilësuar pretendimet si të inskenuara, ndërsa e lidh arrestimin me faktin se aktivistja u bë një nga simbolet e protestës së 28 Nëntorit, ku u shfaq me flamurin kombëtar në dorë.
Postimi i plotë:
Kurthe të turpshme, si të sigurimit të shtetit!
Lironi urgjent aktivisten Fatma Paja!
Të dashur miq, sot në një akt të turpshëm kriminal të kohërave të sigurimit të shtetit, narkobanditë me uniformë ndaluan dhe arrestuan aktivisten Fatma Paja me akuzën e rreme se në makinën e saj sipas tyre u gjetën 90 bomba molotov dhe eksploziv të tjerë dhe po sipas tyre dy persona të tjerë u arratisën.
E vërteta është se avokati i aktivistes hedh poshtë këto pretendime dhe deklaron me përgjegjësi të plotë se gjithçka është një inskenim kriminal dhe i turpshëm dhe se dihet tashmë që Fatma Paja me foton e saj me flamur në dorë u be simbol i protestës madhështore ndaj dhe duhet të përbaltej me çdo kusht me një kurth të tillë të ulët natyrisht me porosi të padrinos. Dënoj me forcën më të madhe arrestimin dhe inskenimin vulgar të narkopolicisë dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të saj.
© SYRI.net
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome
‘Vrasje e mbetur në tentativë’/ Bylykbashi: Kriminelët do ndëshkohen për plagosjen e Kliti Hotit dhe dhunën ndaj protestuesve
‘Kriminel të poshtër si këta’/ Berisha nxjerr VIDEO-n: Nëse s’iu kanë dhënë urdhër, pse u japin armë në mes të turmës